Rreth IFPP  
     
    Kerkime  
   
    Publikime  
   
    Projektet  
     
    Partneret  
     
    Aktivitete  
     
    QB  
     
    RESH  
             
 
 

Maj 2002- Pergatitja e Guides qytetare per Buxhetin. Ky ishte nje projekt 6-mujor i financuar nga CIDA/ Agjensia Kanadeze e Zhvillimit Nderkombetar me synimin te rrise transparencen e procesit buxhetor. Guida eshte publikuar ne fund te vitit dhe mund ta gjeni ne faqen e internetit ne Shqip dhe ne Anglisht.

Korrik 2003 –“Qytetaret dhe Buxheti” Ky eshte nje projekt i hapur nga IFPP qe i eshte treguar me 20 Qershor te vitit 2003, perfaqesuesve te komunitetit te donatoreve ne zyrat e IFPP. Nje perberes u dha nga DANIDA me 7 korrik 2003 duke mbeshtetur printimin e me shume kopjeve te Guides per Parlamentin Shqiptar, 6 universitete ne Shqiperi dhe 36 Dhoma te Tregtise. Ky eshte nje projekt tre-mujor qe u mbarua nga fundi i shtatorit.

Dhjetor 2003 IFPP ne bashkepunim me Rrjetin e OJF-ve te Arsimit dhe Levizjen Mjaft krijuan grupin e pare te lobimit te shoqerise civile, per te bere ndryshime ne buxhetin e vitit 2004. Kjo iniciative synonte te rriste shkallen e pergjegjesise kombetare drejt prioriteteve te percaktuara ne strategjite SKZHES, GPRS dhe Objektivat e Zhvillimit te Mijevjecarit me shpenzimet publike ne sektoret prioritare per vitin 2004. Si rezultat buxheti i arsimit per vitin 2004 u rrit me 700 milione Leke, qe konsistonin ne nje rritje prej 17% te investimeve per arsimin. Prezantimi ne Parlament, Letra drejtuar deputeteve, Deklarata e shtypit.