|
Maj 2001- Projekti i Perkrahjes se Reformes
se Biznesit Shqiptar, ku IFPP ka qene i pefshire ne temen e lehtesimit
te tregtise permes harmonizimit te rregullave te tregtise dhe procedurave
ne nivel rajonal dhe nderkombetar. Projekti u sponsorizua nga Fondacioni
Soros ne Tirane dhe u zbatua nga Association i Tregtise Shqiptaro-Amerikane.
Konkluzionet e projektit u bene ne Maj te vitit 2001 dhe IFPP u
perfshi per nje muaj, menjehere pasi u krijua si institucion.
Maj 2002- Pergatitja e Guides
qytetare per Buxhetin. Ky ishte nje projekt 6-mujor i financuar
nga CIDA/ Agjensia Kanadeze e Zhvillimit Nderkombetar me synimin
te rrise transparencen e procesit buxhetor. Materiali
i Plote.
Korrik 2003 –“Qytetaret
dhe Buxheti” Ky eshte nje projekt i hapur nga IFPP qe i eshte
treguar me 20 Qershor te vitit 2003, perfaqesuesve te komunitetit
te donatoreve ne zyrat e IFPP. Nje perberes u dha nga DANIDA me
7 korrik 2003 duke mbeshtetur printimin e me shume kopjeve te Guides
per Parlamentin Shqiptar, 6 universitete ne Shqpieri dhe 36 Dhoma
te Tregtise. Ky eshte nje projekt tre-mujor qe u mbarua nga fundi
i shtatorit
Tetor 2003 - Ne kuadrin e Programit
Kombetar te Kerkimit dhe Zhvillimit, Instituti i Financave Publike
dhe Private pergatiti projektin “Tendencat e zhvillimit te
sektorit shendetesor privat ne Shqiperi. Efikasiteti dhe eficenca
e tij” Ky eshte nje project qe do te shtrihet ne nje periudhe
kohore 8 mujore dhe do te synoje mbulimin e pjeses me te madhe te
Shqiperise. Studime krahasuese te eksperiencave te vendeve te tjera
ne kete fushe, intervistime me aktivitete private shendetesore ne
disa qytete te vendit, tavolina diskutime dhe aktivitete te tjera
do te organizohen ne kuader te ketij projekti. Studimi do te perfshije
rekomandime mbi permiresimin e klimes per zhvillimin e sektorit
privat ne shendetesi dhe raportin e tij me ate public. Raporti perfundimtar
do te publikohet.
Dhjetor 2003 - “Forcimi
i partneritetit publik-privat mbi te ardhurat e buxhetit”.
Ky eshte nje projekt 6-mujor, i financuar nga dhurime te vogla per
demokraci, USIS. Ai synon te rrise transparencen dhe te beje procesin
e buxhetit me te hapur per komunitetin e biznesit. IFPP permes ketij
projekti synon te krijoje bazen per institucionalizimin e partneritetit
mes administrates publike dhe organizatave te biznesit. Ky projekt
do te punoje mbi paketen fiskale te buxhetit vjetor te vitit 2005.
Takimet/tryezat e rrumbullaketa do te mbahen nga eksperte te IFPP
te finances publike dhe te venies se taksave. ( ne proces zbatimi) |