Guida
Qytetare per Buxhetin Hartimi i Guides Qytetare per Buxhetin
eshte nje nga projektet e para te institutit ne fushen e financave
publike, eshte material i pare ketij lloji ne Shqiperi. Me ane te
nje gjuhe te thjeshte dhe te kuptueshme synon te sjelle njohurite
per buxhetin per te gjitha shtresat e interesuara te shoqerise shqiptare.
Ajo i drejtohet si anetareve te Kuvendit, punonjesve te administrates
publike, akademikeve dhe studenteve, ashtu edhe komunitetit te biznesit
dhe njerezve te thjeshte.
Guida
Antidumping Kjo guidë, e përgatitur në
bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë,
është dizenjuar për të ofruar informacion praktik
rreth veprimeve anti-dumping për bizneset shqiptare qofshin
keto aktivitete tregtare (eksport/import) ose prodhuese.
IFPP eshte instituti i zgjedhur per te kryer vleresimin
e politikave te ndermarrjeve. Synimi kryesor eshte te vleresohet
shtrirja e progresit te vendit ne zhvillimin e zbatimin e politikave
per ndermarrjet dhe zhvillimin e SME dhe ne vecanti te marre reagimin
e sektorit privat dhe mendimet e tyre mbi efektivitetin e politikes
se ndermarrjeve. Raporti
per Shqiperine dhe Raporti
per Rajonin e Evropes Juglindore.
Projekt kerkimi i financuar nga Rrjeti i Zhvillimit
Global (GDN) per te ndermarre nje kerkim rajonal mbi temen “Globalizimi
dhe barazia ne vendet e Europes Qendrore dhe Lindore”.
Ky studim u prezantua ne nje konference nderkombetare ne Kajro ne
janar te vitit 2003.
Transformimi i sektoreve te sherbimeve zakonisht
ka nevoje per investime private te rendesishme, te cilat varen nga
sektoret te hapur ndaj konkurrences se tregut dhe te karakterizuara
nga rregulla te qendrueshme, transparente dhe te parashikueshme.
Gjithashtu rritja dhe punesimi i vazhdueshem ne vendet e Europes
Juglindore (EJL) varet nga network i qendrueshem dhe konkurrues.
Raporti
i Plote
IFPP u be pjese e studimit rajonal mbi “Ristrukturimi
dhe zhvillimi i sektorit bankar ne vendet e perparuara ne tranzicion:
Pervoja nga ekonomite e tjera ne tranzicion”. Instituti realizoi
studimin
mbi “Reformen ne sistemin bankar gjate dhjete viteve te fundit”
. Studimi u financua nga Partneret per Stabilitet Financiar, nje
iniciative bashkepunuese e USAID dhe Institutit te Drejtimit Lindje
Perendim.
|